Nojer karikon Gjermaninë: Jam gati, dhe nuk kam frikë …
Manuel Nojer mezi po pret orën për startin e Kupës së Botës, teksa synon që të rikthehet në rolin e protagonistit pas një mungese të gjatë. Portieri i “panterave” ka luajtur në dy miqësoret e fundit, duke treguar se tashmë është në formën më të mirë për të dhënë maksimumin.
“Jam shumë mirë dhe nuk e kam humbur besimin. Jam i bindur se do të zhvilloj një turne pozitiv. Kam shumë besim dhe jam i super motivuar, portieri nuk duhet të përcjellë frikë te pjesa tjetër e skuadrës.
Të gjithë duan të mundin Gjermaninë, edhe kur nuk nisemi si favoritë për ta fituar Botërorin. Kemi më shumë përvojë se katër vite më parë dhe jemi të gjithë të uritur për të të tjera fitore.
Largimi i Bufon? Është iniciativë e bukur të pozosh me fanellën e Xhixhit me rastin e lamtumirës së tij nga Juventusi. Pozova edhe me gishtin drejtuar lart, siç bën gjithmonë Bufon. Mungesa e tij në Botëror do të ndihet, sepse është një portier i madh, madje unik”, ka thënë portieri i Gjermanisë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

