Prag Botërori, FIFA publikon favoritët të cilët mund të ngrenë trofeun (Video)
Me Botërorin i cili po ‘troket’ pasi duhen edhe vetëm 3 ditë, FIFA në sajtin e saj ka publikuar një artikull me favoritët të cilët pritet të ngrenë trofeun këtë verë në Rusi.
Sipas FIFA-s katër janë pretendentet, ndërsa thekson se rrugës mund të ketë surpriza.
Brazili- Një skuadër e transformuar që kur drejtimin e ka marrë Tite. Kombëtarja e parë përveç organizatorëve që siguroi pjesëmarrjen në “Rusi 2018”. Fantazamt e 2014 dhe ajo humbje e shëmtuar 7-1 kundër Gjermanisë janë lënë pas nga disa përformanca të shquara siç është fitorja 0-1 në Berlin ndaj kampionëve të botës. Gabriel Jesus, autori i golit në këtë ndeshje, Alisson dhe Coutinho kanë rritur performancën e ekipit që nga Botërori i fundit. Gjithashtu disa lojtarë të tjera e kanë bërë ‘seleçaon’ një skuadër më të mirë, më të fortë, të balancuar dhe mbi të gjitha të bashkuar.
Lojtari kryesor-Neymar- Do të marrë përsipër një barrë të madhe. Ai kërkon të udhëheq kombin e tij drejt një tjetër trofeu botëror. Nga ana tjetër, Tite ka ndryshuar shumë në mentalitetin dhe lojën e skuadrës. Alisson dhe Cutinho janë gjithashtu lojtarët për tu ndjekur.
Franca- Ddier Deschamps ka mbërritur në “Rusi 2018” me një skuadër të mbushur plot me talente individuale. Nëse i hedhim një sy listëtës me 23 futbollistë gjejmë emra si Pogba, Griezman, Mbappe dhe Dembele, të cilët garantojnë pritshmëri të mëdha. Nëse Deschamps gjen formulën për t’u marrë këtyre yjeve më të mirën ai mund të bëhet i treti pas Mario Zagolla dhe Franz Beckenbauer i cili fiton Botërorin si lojtar dhe trajner.
Lojtari kryesor- Griezmnan- I dalluar për Francën në Europianin e 2016 dhe gjithashtu hero edhe një herë tjetër për Atletico-n në finalen e fundit të “Europa League”. Griezman e ka treguar veten se është një lojtar i ndeshjeve të mëdha. Dinamik dhe ‘vdekjprurës’, sulmuesi i shpejtë pritet të mbulojë të gjithë pozicionet e sulmit te ‘Les Blues’.
Gjermania- Fitimi për herë të dytë radhazi i Botërorit është shumë i vështirë, i fundit që e ka bërë është Brazili në vitin 1962. Megjithatë, Gjermania vjen në “Rusi” me një grup lojtarësh që ndoshta është edhe më i fortë se ai që solli 4 vite më parë. Fitorja e tyre në Kupën e Konfederatave të FIFA-s me një skuadër të re paralajmëroi se Timo Ëerner, Leon Goretzka dhe Kirmich janë gati të kontribuojnë që ‘panzerat’ të mbrojnë titullin.
Lojtari kryesor- Mesut Ozil- Brilant kur është në formë dhe i domosdoshëm për Gjermaninë e Loë, Ozil është kritikuar në vitet e fundit për moispërputhjen e paraqiteve te Arsenal me atë të kombëtares. Ai mbetet më i talentuar dhe kreativ se kurrë më parë dhe nëse Gjermani dëshiron të rishpallet kampione e botës ata kanë nevojë për asistet e tij dhe lojën krijuese.
Spanja
Pas dështimeve në Brazil 2014 dhe në Euro 2016, spanjollët janë rikthyer të jenë të bukur dhe fitues. Ata kanë një përzierje talentësh mes heronjve të 2014 dhe talentëve. Besimi i tyre duket më i fortë ketë herë. Lojtari kyç në ekip është David Silva, i cili ka grumbulluar plot 100 ndeshje me kombëtaren, megjithëse është 32 vjeç. Ai ka zhvilluar sezon të shkëlyqer me ekipin e tij, Sitin, por gjithashtu është lideri i heshtur i kësaj kombëtare. Loptegui është i bindur se skuadra ka rrigjetur besimin në vetvete dhe ata duhet të jenë të përulur për të fituar Kupën e Botës.
(
KOHA JONË SONDAZH

