Roma tjetër goditje në merkato, mbërrin për vizitat mjekësore djali i Klaivert

Jastin Klaivert është zyrtarisht një futbollist i Romës. Sulmuesi holandez, djali i Patrik Kluivert, golashënuesit të tretë më të mirë të Holandës (40 gola), ka zbarkuar në Romë në orët e vona të së hënës, ndërsa gjatë mesditës së sotme pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Transferimi i tij në Serinë A i ka kushtuar Romës 20 milionë euro. 19-vjeçari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Klaivert u prit në aeroport nga rreth 250 tifozë verdhekuq, që e përshëndetën blerjen e re me kore dhe flamuj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?