FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

S’ka më enigma, Salah nis stërvitjen dhe tregon datën e kthimit në fushë

Muhamed Salah është i bindur se do të jetë në fushë më 15 qershor, ditën kur kombëtarja e Egjiptit do të luajë ndaj Uruguait në ndeshjen e Grupit A, në botërorin “Rusi 2018”.

Pas “KO”-së që mori në finalen e Champions League, ku u detyrua të dilte me lot në sy nga fusha në minutën e 30-të, sulmuesi ka nisur një periudhë rikuperimi, që do të vijojë edhe përgjatë javës së ardhshme.

Por lajmi më i mirë vjen nga stërvitja e kombëtares së Egjiptit, pasi lojtari ka nisur të stërvitet bashkë me skuadrën dhe sot ka udhëtuar drejt Rusisë. Salah po përgatitet bashkë me skuadrën, duke dhënë sinjale shprese për të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Tani jam shumë më mirë, po stërvitem rregullisht dhe shpresoj të jem në 100% të formës që në ndeshjen e parë. Unë besoj se do të jem në fushë ndaj Uruguait, por gjithçka do të varet nga forma 24 orë para duelit. Momenti i dëmtimit ka qenë më i vështiri në karrierën time, por tani ai është lënë pas dhe po mendoj për Botërorin. Ky është një moment historik për ne”, tha Salah.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?