Skuadrat kosovare mësojnë kundërshtarët në Champions dhe Europ League

Drita dhe Prishtina kanë mësuar rivalët e tyre në turin paraeliminator, në Champions dhe Europa League. Sa i përket Dritës, shorti i ka vendosur përballë skuadrën nga San Marino, La Fiorita.

Në finale të kësaj faze Drita do të përballet me fituesin e çiftit Santa Koloma- Linkoln. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Gjibraltar. Takimi i parë luhet në 26 qershor, dhe finalja në 29 qershor. Këto ndeshje janë me eleminim direkt.

Prishtina ndërkohë do të përballet në turin paraeliminator me skuadrën e Europës nga Gjibraltari Ndeshja e parë do të luhet në datën 28 qershor në Gjibraltar, ndërkohë që ndeshja e kthimit luhet më 5 korrik në Prishtinë. Prishtina shkonte në këtë short si skuadër e vazos së dytë, ose e thënë ndryshe shihej si skuadra jo pretendente për të kaluar turin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?