Sportisti kubanez “fluturon”, era i prish rekordin botëror (VIDEO)
E ardhmja e sportit tonë pritet të jetë spektakolare. Në Ligën e Stokholmit Diamant League, sportisti kubanez në kërcim së gjati, Juan Miguel Echevarria bëri një provë vërtetë të pabeshueshme, duke vendosur dhe një rekord botëror.
19-vjeçari kërceu plot 8.83 metra.
Në Romë dy javë më parë, Echevarria, “flirtoi” me këtë rekord, duke kërcyer nëntë metra disa herë, por shkeli në të dyja rastet vijën. Këtë herë, ai mori flamurin e bardhë, duke fluturuar në një distancë të pabesueshme 8.83 metra. Gjithsesi, për fatin e tij të keq, ky rezultat nuk u pranua, pasi kishte në favor erën me 2.1 metër në sekondë, vetëm 0.1 metër në sekondë më shumë se norma e lejuar.
Rekordi botëror është 8.95 metra dhe mbahet nga Mike Powell.
KOHA JONË SONDAZH

