FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tronditet Anglia, super talenti dëmtohet në gju dhe braktis stërvitjen

Nuk ka aspak lajme të mira nga Anglia në prag të startit të Kupës së Botës. Një nga yjet e skuadrës së Southgate, Markus Rashford ka munguar në seancën e sotme stërvitore për shkak të një dëmtimi që ka pësuar, në stërvitjen e së martës.

20-vjeçari shfaqi një problem në ndeshjen trajnuese të zhvilluar në “St George’s Park”. I ka zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer në testin miqësor ndaj Kosta Rikës, teksa mungesa e tij në ndeshjen hapëse në Kupën e Botës ndaj Tunizisë do të ishte një goditje e rëndë për “Tre Luanët”.

Trajneri Southgate është shprehur për mediat angleze se nuk ka asgjë serioze, por duhet parë se sa serioz do të jetë shkalla e dëmtimit në gju. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?