FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohen pagat mesatare të futbollistëve të Botërorit (FOTO- LAJM)

Mediat italiane të sportit kanë bërë një bilanc mbi mesataren e pagave që kanë lojtarët e 32 kombëtareve që do të marrin pjesë në kampionatin më të madh të futbollit për kombëtaret.

Tek skuadra e Argjentinës dhe e Portugalisë shifrat mesatare të pagës së futbollistëve mund të jenë të larta pasi ata kanë në ekipin e tyre dy prej futbollistëve më të paguar të momentit, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Por në Brazil ndodh e kundërta edhe pse “yjet” si Neymar, Silva apo William kanë një pagë të lartë kjo nuk ka ndikuar aspak në mesataren e klubit pasi ajo është vetëm 6.55 milion euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Seleçao” ndiqet nga Spanja me 6.18 milionë euro në vit; Belgjika e treta me 5.9 milionë; Franca me 5.89 si dhe Argjentina e Gjermania, respektivisht me 5.7 dhe 5.5 milionë euro në vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa skuadra më pak e paguar është kombëtarja e Panamasë, me 170 mijë euro në vit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?