Zbulohet sekreti i topit në Kupën e Botës, favorizohen portierët

“Adidas” ka gjetur një mënyrë për të ndalur Ronaldon dhe yjet e tjerë në Kupën e Botës. Bëhet fjalë për “Telstar 18”, topi që do të përdoret gjatë gjithë këtij evenimenti i prodhuar nga kompania e njohur e veshjeve sportive.

Mediat angleze shkruajnë se ky top është prodhuar për të reduktuar ndjeshëm ndryshimin e drejtimit të topit, ndërsa është ende në ajër në rastet e ekzekutimit të goditjeve të dënimit me efekt, siç është rasti i yllit të Ronaldos.

Kjo do të thotë se në këtë pikë janë pikërisht portierët që do të favorizohen, duke qenë se shpesh ata janë bërë viktima të goditjeve të tilla, pasi e kanë pasur të vështirë përllogaritjen e trajektores së topit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollistët që do të marrin pjesë në Kupën e Botës kanë filluar që të stërviten me këtë top, ndërkohë që testimin e plotë ata do ta bëjnë në fushën lojës duke filluar që nga dita e enjte.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?