Home Aktualitet Strazimiri: A...

Strazimiri: Ata që janë në marrëveshje me Ramën nuk dalin në shesh

66
0

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri komentoi protestën e thërritur nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër nismës “Open Balkan” dhe keqqeverisjes së Edi Ramës. Ai e cilësoi si shumë të kënaqshme organizimin e protestës dhe pjesëmarrjen në të, duke qenë se u thirr në një kohë mjaft të shkurtër.

“Kjo ishte një protestë e kënaqshme pasi u organizua me një thirrje në Facebook. Nuk patëm shumë kohë. Ishte thjesht një thirrje, disa mijëra vetë u përgjigjën. Nuk prisja kaq shumë njerëz duke qenë se ishte e hënë dhe brenda orarit zyrtar të punës si në privat dhe shtet. Ky është vetëm fillimi. Ne vijmë nga 72 orë intensive. Referendumi, nxjerrja e procesverbaleve, pra kemi pasur gjysmë ditë për të punuar për këtë protestë. Mesazhet ishin të forta. Ato nuk ishin të ndara. Ato ishin kundër kujtdo që është në krah të Edi Ramës”.

Ai komentoi edhe mospjesëmarrjen e Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij në këtë protestë, duke u shprehu se ata janë në marrëveshje me Edi Ramën dhe nuk mund të dalin kundër tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit