Home Bota Talebanët shp...

Talebanët shpërbëjnë protestën e grave me gaz lotsjellës dhe armë

4
0

Me gaz lotsjellës dhe armë, talebanët tregojnë fytyrën e vërtetë. Ata kanë prishur një demonstratë të dhjetëra grave në Kabul, të cilat kërkonin respektimin e të drejtave të tyre.

Manifestueset theksuan se talebanët i vunë në shënjestër me gaz lotsjellës dhe sprej djegës ndërsa përpiqeshin të ecnin nga një urë në pallatin presidencial. Talebanët thonë se protesta doli jashtë kontrollit.

“Së bashku me një grup kolegësh, ne donim të shkonim pranë një zyre të mëparshme qeveritarepër një protestë. Por, para se të arrinim atje, talebanët goditën gratë me pajisje elektroshoku dhe përdorën gaz lotsjellës kundër nesh. Ata gjithashtu goditëngratë në kokë me armë, dhe gratë u përgjakën”,-thekson Soraya, ish-punonjëse qeveritare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit