Home Aktualitet Tenderi që ço...

Tenderi që çoi në pranga kryebashkiakun e Lushnjës

11
0

Kreu i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, u arrestua sot nga SPAK, pasi një hetimi të gjatë që lidhet me një tender të 2020 për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj, në njësinë administrative Kolonjë.

Në këtë tender kanë marrë pjesë 3 kompani, njëra prej të cilave ka bërë një ofertë dukshëm më të ulët sesa fondi limit prej mbi 23 milionë lekësh, duke ofruar rreth 16 milionë lekë. Kjo kompani u njoftua se është skualifikuar për disa mangësi.

Në dokumentet e SPAK-ut, thuhet edhe se arsye për skualifikimin e firmës që kishte ofruar 7 milionë lekë më pak në tender ishte edhe fakti se disa kamionë me të cilët do të kryheshin punimet dhe që ishin marrë me qira nga kompania, ishin të regjistruara si mjete për përdorim vetjak dhe nuk mund të jepeshin me qira.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit