Home Bota Tensionohet s...

Tensionohet situata, serbët në veri të Kosovës dalin në protestë: Nuk duam shtet tjetër

341
0

Këtë të dielë, serbët në Mitrovicën e Veriut mbajtën një protestë të thërritur nga Lista Serbe, e cila një ditë më parë vendosi që të braktisë institucionet e Kosovës.

Protesta ka si qëllim tërheqjen e vendimit të qeverisë së Kosovës për targat, por edhe zbatimin e marrëveshjes për themelimin e asociacionit të komunave serbe, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Organizatorët e Listës Serbe u shprehen se mesazhi i këtij manifestimi ishte për t’i treguar Europës se Serbia është vendi i tyre.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit