Home Aktualitet Tirana, kryeq...

Tirana, kryeqyteti i peshëngritjes

49
0

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Botërore të Peshngritjes, Mohammed Hasan Jalood ndodhet në Tiranë, kjo në kuadrin e aktiviteteve madhore që do të organizohen në vendin tonë.

”I gjithë bordi i federatrës botërore mbështet Shqipërinë në organizimin e aktiviteteve të mëdha që ka marrë përsipër. Nuk është e lehtë në këtë situatë me kufizimet e Covid-it, të organizosh aktivitete të tilla. Shqipëria e pranoi këtë sfidë dhe ne do të jemi në mbështetje të saj. Do të më shihni më shpesh në Shqipëri tani dhe mund të them se Tirana për këtë periudhë dyvjecare do të jetë kryeqyteti i peshngritjes botërore”,-tha Mohammed Hasan Jalood.

Cilat do të jenë disa nga aktivitete që federata shqiptare e peshëngritjes do të organizojë?

”Do të organizohet në fund të prillit deri në mes të muajit maj kampionati europian i të rriturve, gjithashtu kampionati europian i të rinjve por edhe kampionati botëror i të rinjve në vitin 2023. Ky është një vlerësim, që na kanë besuar kaq shumë aktivitete”,-tha Elez Gjoza.

Kurse presidenti i Komitetit Olimpik Fidel Ylli sqaroi më tepër rëndësishnë e këtyre aktiviteteve në vendin tonë. ”Këto nuk janë vetëm aktivitetet sportive, por janë një reklamë për vendin tonë dhe një reklamë pa para në prag të sezoneve turistike ku e gjithë bota do të jetë me sytë nga ne”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit