Home Sporti Torres s’ka d...

Torres s’ka dyshime: Salah për momentin është lojtari më i mirë në botë!

77
0

Fernando Torres beson se sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah është lojtari më i mirë në botë për momentin. Ylli egjiptian po kalon një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, teksa ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 6 asistë në vetëm 14 ndeshje. Ish-sulmuesi spanjoll mendon se ish shoku i tij i ekipit për momentin nuk ka rival në fushën e blertë.

“100% mendoj se jo vetëm këtë vit, por në dy tre sezonet e fundit ka qenë i mahnitshëm. Ai ka qenë një nga dy-tri futbollistët më të mirë në botë në 5 apo 6 vitet e fundit. Salah është fantastik dhe me një vazhdimësi shumë të mirë.

Ai ka thyer shumë rekorde për shënimin e golave. Flasim ndonjëherë dhe jam shumë i lumtur për të. E takoj sa herë që vi në Angli. Më kujtohen vështirësitë e tij në fillim kur e kisha shok ekipi tek Chelsea. Jam shumë i lumtur që tani është në majën e botë. Është një nga lojtarët më të rëndësishëm në vitet e fundit në futboll”, deklaroi Torres.

El Nino ka qenë shok ekipi tek Chelsea, teksa nuk e ka harruar periudhën mjaft të mirë që kaluan së bashku, pavarësisht vështirësive që hasi në ambientimin në futbollin anglez nga egjiptiani. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit