Home Aktualitet Tragjedi në F...

Tragjedi në Fushë Arrëz: Bien në korrent nëna dhe dy vajzat, vdesin të treja

519
0

Një tragjedi në familjen Kola në Fushë Arrëz, ku nëna me dy vajzat përkatësisht 18 dhe 15 vjeçare, kanë ndërruar jetë pas një kontakti me rrymën elektrike.

Bëhet me dije se njëra nga vajzat ka qenë duke u larë në dush, kur ra në kontakt me rrymën elektrike. Motra e saj ka ndërhyrë ta ndihmojë, por mësohet se edhe ajo ka humbur jetën sapo ka prekur dorezën e tualetit.

Në përpjekje për të shpëtuar vajzat, ka humbur jetën edhe nëna e tyre, 42-vjeçare. Burimet paraprake bëjnë me dije se në banesë ka qenë edhe djali i familjes, i cili është lënduar nga kjo ngjarje, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Policia tha zyrtarisht se rreth orës 16:50, në qytetin Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit