Home Aktualitet Turisten fran...

Turisten franceze e lanë fuqitë, humbi jetën dhjetë minuta para se të mbërrinte në destinacion

43
0

Autoritetet greke kanë zbuluar se turistja franceze nuk ka rënë nga ndonjë lartësi, por ka humbur jetën si pasojë e goditjes në tru për shkak të nxehtësisë. 29-vjeçarja u gjet pa shenja jete të enjten në një luginë rreth pesë kilometra nga plazhi o Elafonissi.

Turistja fatkeqe, e cila ishte zhdukur që prej 24 qershorit, ka qenë pothuajse e rraskapitur, ndërsa fuqitë e kanë lënë plotësisht pak para se të mbërrinte në destinacionin e saj.

Është tragjik fakti se asaj i kishin mbetur vetëm dhjetë minuta për të ecur që të mbërrinte në plazh, ku edhe kishte lënë makinën e saj. Sidoqoftë, fuqitë e tradhtuan dhe pasioni i saj për të njohur natyrën rezultoi fatal.

Violet Gigano kishte filluar të ecte vetëm të enjten e kaluar dhe mbërriti në Kedrodasos pas tre orësh, siç kishte postuar në mediat sociale.

Policia e Chania gjeti trupin e 29-vjeçares Violet Gigano në një luginë që ishte rreth pesëqind metra në të djathtë të shtegut E4 nga Elafonissi në Krio. Ajo ishte shtrirë në shpinë dhe nuk kishte shenja të dukshme të rënies nga ndonjë lartësi. Për shkak të kalimit të ditëve dhe për shkak të kushteve të motit, kufoma ishte drejt dekompozimit.

Gjetjet e policisë forcojnë mundësinë që vajza fatkeqe të ketë pësuar goditje për shkak të temperaturave të larta. Rrobat e saj dhe mjetet që kishte me vete nuk dukeshin të përshtatshme për të ecur dhe madje edhe në kushte të nxehta.

29-vjeçarja kishte veshur rroba të zeza dhe një kapelë të zezë, të cilat thithin rrezet e diellit, ndërsa shishet bosh të ujit të gjetura pranë saj dëshmojnë se rezervat ishin shteruar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit