Home Bota Ukraina kryef...

Ukraina kryefjalë e samitit, premtohen armatime dhe para, por që anëtarësimi në NATO lihet në hije

26
0

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëron Rusinë kundër një luftë bërthamore, ndërsa shpreh shqetësim edhe për situatën e tensionuar në Kosovë. Po ashtu NATO dërgon sinjale të fuqishëm Ukrainës për anëtarësimin e saj në aleancë, në samitin historik të Vilniusit të Lituanisë.

“Kemi arritur pajtim për tekstin e shkruar që propozuam. Në lidhje me të ardhmen e Ukrainës, në atë dokument thuhet se ai shtet mund të anëtarësohet në NATO. Ne po kërkojmë një NATO të vazhdueshme dhe të bashkuar”, tha Joe Biden, president i SHBA.

“Duke marrë parasysh situatën dhe kundërofensivën e Ukrainës, vendosa të rris dërgesat e armëve dhe pajisjeve dhe të ofroj një kapacitet me raketa me rreze të gjatë veprimi për ukrainasit. Por gjithmonë duke ruajtur qartësinë dhe koherencën e doktrinës sonë, që do të thotë: të lejojmë ukrainasit të mbrohen në territorin e tyre. Dhe kështu, ne kemi vendosur të dërgojmë raketa të reja me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë”, u shpreh Emmanuel Macron, president i Francës.

“Kanadaja vazhdon të shtojë trajnimet dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë për Ukrainën. Kemi ofruar 8 miliardë dollarë mbështetje dhe do të vazhdojmë të japim edhe më shumë. Kjo është arsyeja pse jemi shumë të lumtur që shohim se të gjithë po bashkohen në një rrugë të qartë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, kur ta lejojnë kushtet”, tha Justin Trudeau, kryeministër i Kanadasë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit