Home Aktualitet Vangjel Dule ...

Vangjel Dule braktiset nga himarjotët, apel PS-së: Mos guxoni të prekni votën, Fredi të hënën është kryetar

239
0

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka zhvilluar një takim me banorët e Himarës, disa orë pas arrestimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, kjo nën akuzën e shitblerjes së votës.

Dule i ka konsideruar të gënjeshtërta provat kundër Belerit, pasi në momentin e arrestimit të tij, ai ishte me të afërmin dhe avokatin, kështu që nuk mund të jetë arrestuar në kushtet e flagrancës duke blerë vota te këta persona.

“E akuzonin Fredin se po trafikonte vota, kur ai ishte me avokatin e tij dhe kushëririn. Domethënë luste kushëririn dhe paguante avokatin e tij që ta votonte. Gënjeshtër mbi gënjeshtër”, tha Dule. Ai deklaroi se mazhoranca po përhap lajme se Fredi nuk është më kandidat dhe i bëri thirrje që askush të mos guxojnë të prekë votën.

Siç duket nga fotoja, Vangjel Dule është braktisur nga himarjotët pikërisht në ditën kur kur kandidati i tij u arrestua për blerjen votash.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit