Home Aktualitet Veliaj pret k...

Veliaj pret kampionin shqiptar, Florian Marku: Vitin tjetër një ndeshje spektakël në Tiranë

94
0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim boksierin shqiptar, kampionin në versionin IBF, Florian Marku, për të cilin tha se me triumfin e fundit në Londër bëri krenarë të gjithë shqiptarët. Në mënyrë simbolike, ai i dhuroi kampionit shqiptar Kullën e Sahatit të Tiranës.

“Na ke ngritur kokën në një moment shumë të vështirë. Para dy vitesh patëm një tërmet të fortë, pastaj pandemia – e kemi pasur kokën ulur jo prej fajeve tona, por prej disa sfidave që nuk i kërkuam. Të falenderoj që na frymëzove dhe na bëre shumë shumë krenarë”, u shpreh ai.

Veliaj zbuloi edhe lajmin se vitin tjetër, kur Tirana të marrë titullin Kryeqyteti Europian I Rinisë, Floriani do të rikthehet për të zhvilluar një ndeshje spektakolare boksi.

Nuk është sekret që do të organizojmë një ndeshje të jashtëzakonshme vitin tjetër në Tiranë, me shpresë që të kenë kaluar edhe kufizimet prej Covidit. Ti vërtet jeton në Angli, në Londër, atje jeni me një orë diferencë, por kjo është gjithmonë ora e Tiranës, për ta kthyer pak kokën mbrapa dhe për të kujtuar se duhet të planifikojmë këtë mega aktivitet”, tha kryebashkiaku, duke i dhuruar Kullën e Sahatit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit