Home Aktualitet Veliaj uron 3...

Veliaj uron 32-vjetorin e PS: Forca më progresiste në vend

164
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar 32-vjetorin e Partisë Socialiste, me një foto të parashutës që mban simbolin kombëtar dhe flamurin e PS.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Gëzuar ditëlindjen e 32-të Partia Socialiste, familja më e madhe e shqiptarëve dhe forca më progresiste në vend, që gjithmone ka punuar dhe do të vijojë të punojë për interesat më të mira të qytetarëve”.

Më herët gjatë mëngjesit, edhe kryeministri Rama kujtoi ditën e rëndësishme për partinë që drejton.

Rama shkruajti: MIRËMËNGJES, dhe me flamurin e forcës së vetme politike shqiptare, që në asnjë rast apo çast qysh prej krijimit të saj, nuk ka lëvizur nga drejtimi i interesit kombëtar, duke qenë njëkohësisht e vetmja forcë politike shqiptare e cila votohet më shumë nga gratë se sa nga burrat, i uroj çdo anëtari e anëtareje të familjes sonë të madhe, gëzuar ditëlindjen e Partisë Socialiste, si edhe të gjithëve ju një ditë sa më të mbarë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit