Home Aktualitet Vetëgjyqësi n...

Vetëgjyqësi në derën e Gjykatës/ Vjehrri vret dhëndrin, plagos avokatin: E vrava për dinjitetin e vajzës, ma akuzoi pa të drejtë

137
0

Vetëgjyqësi u bë mesditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës, ku viktimë mbeti Kudret Saliaj dhe i plagosur ish-prokurori Adriatik Cama, aktualisht avokat. Ai ishte ulur në kafe me viktimën dhe autori është vjehrri i viktimës, Mexhit Picari.

Vrasja ka ndodhur para seancës që ky i fundit kishte me vajzën e autorit për divorcin. Viktima kishte kërkuar ndarjen, teksa çifti kishte 3 fëmijë. Sot pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me cilin nga prindërit donte të rrinte.

Pas arrestimit, Picari ka thënë se ”E vrava për dinjitetin e vajzës, ma akuzoi pa të drejtë”. Autori  i ngjarjes ka qenë bashkë me vajzën në të njëjtin lokal, disa karrige më tej. Nuk ka pasur sherr mes tyre, por ai i ka shkuar afër dhe e ka qëlluar me pistoletë. Pas vrasjes ai u largua me këmbë mes pallatesh. Picari është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht. Armën e ka pasur pa leje se ishte ish-polic burgjesh.

Divorci i tyre kishte bërë bujë edhe në media, për shkak të akuzave për dhunë dhe tradhëti. “Emisioni Uniko” vitin e shkuar raportoi se brenda familjes ka pasur akuza dhe kundërakuza, pretendime për tradhti bashkëshortore, mosmarrëveshje dhe deklarata për dhunë fizike dhe psikologjike. Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 Tetor. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie.

”Familja e bashkëshortit, konkretisht vjehrra e 32-vjeçares, mbesa e burrit të saj, 3 fëmijët e saj, e akuzojnë Dhurata Saliajn madje dhe për tradhti bashkëshortore. Ata thonë se ka prova, ndërsa vetë Dhurata mohon çdo gjë të tillë dhe i konsideron sajesa e trillime. Por konflikti brenda familjes u tensionua akoma më shumë. Ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici, ku akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, të kishte kërcënuar vjehrrën, madje dhe për tradhti bashkëshortore”,-thuhet në emision.

Dinamika e ngjarjes

Kërkesa për divorc e depozituar më 9 nëntor të vitit të shkuar, i mori jetën sot Kudret Saliajt. Pas shumë akuzave për tradhëti e dhunë, i riu kishte vendosur që të ndahej nga bashkëshortja e tij, Dhurata Saliaj. Kjo e fundit ishte e dënuar për dhunë në familje, ndërsa bashkëshorti i saj kishte “urdhër-mbrotje” për vjehrrin e tij, ish-polic privat, i objekteve të rëndësisë së veçantë.

Pas 5 seancash, sot çifti do të zhvillonte takimin e radhës me gjyqtaren Irena Plaku, e cila do të vendoste se kush prej tyre do t’i mbante fëmijët. Për bazë do të merrej versioni i djalit të madh, që do të vendoste se me cilin nga prindërit donte të rrinte. Para se ora të shënonte 12:00, palët ishin ulur për të konsumuar një kafe në pjesën e jashtme të një lokali pranë Gjykatës së Tiranës. Përveç avokatit Adriatik Cama, me viktimën në momentin e krimit ishte edhe i biri dhe një punonjëse sociale, ashtu siç edhe parashikohet nga ligji.

Para se të çoheshin nga tavolina, kur ora shënonte 11:55, vjehrri i viktimës hyri në lokal. Para nipit të mitur, ka nxjerrë armën dhe ka shtënë disa herë me pistoletë, duke i marrë jetën në vend Saliajt. Nga të shtënat, i plagosur mbeti edhe avokati Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori u prangos në zonën e Yzberishtit, rreth një orë më vonë dhe më pas është dërguar në Komisariat për të dhënë dëshminë e tij.

Rebani Jaupi: Vajza e autorit e arrestuar për dhunë në familje

Drejtori i Policisë së Tiranë, Rebani Jaupi pas arrestimit të Mexhit Picari, tha se gruaja e viktimës ka qenë e arrestuar për dhunë në familje. “Siç jeni njoftuar sot në orën 11:50 ka ndodhur një ngjarje e rëndë pranë një lokjali pas nesh ku është vrarë një person i cili ka qenë në një proces divorci me bashkëshorten. I ati i vajzës është autor. U bë e mundur kapja e autorit. Autori ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten. Ajo ka qenë e arrestuar për probleme të dhunës në familje. Gjatë kësja ngjarje është palgosur dhe avokati i cili ishrte në tavolinë bashkë me viktimën. Ka dëshmitarë, është e dokumentuar autorësia për hollësi të tjera më pas”, tha ai.

Deklarata e parë e Policisë 

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit