Home Aktualitet VIDEO/ Detaje...

VIDEO/ Detaje të reja nga vr*sja në Lezhë, dogjën makinën dhe ikën në këmbë

34
0

Makina me të cilën dyshohet se udhëtonin autort e vrasjes së 42 vjeçarit Nikolin Lekstakaj (Marku) u gjet e djegur në një parcele në fshatin Gjadër, Lezhë. Pas vrasjes, autorët kanë dalë nga autostrada Lezhë-Shkodër në drejtim të fshatit Gjadër dhe më pas kanë devijuar përmes një rrugë kalldrëmi për rreth 1 km dhe në një parcelë i kanë vënë flakën.

Ata mendohet së janë larguar në këmbë për të dalë në superstradë, ndërsa automjeti u gjet vetëm ditën e sotme pas sinjalizimeve të banorëve.

Atentati ndodhi jo shumë larg shtëpisë së viktimës, në fshatin Balldre. Pista e parë për policinë është hasmëria, pasi dyshohet se 42-vjeçari është vrarë për të marrë hakun e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në Shëngjin, më 19 prill fiks 3 muaj më parë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit