Home KRYESORE Video-editori...

Video-editoriali i “Koha Jonë”: ADN-ja e PS!

74
0
EDITORIAL/ ADN-ja e PS!

Video-editoriali i “Koha Jonë”: ADN-ja e PS!

 

ADN-ja e PS!

PS-ja mbetet akoma partia më e madhe politike në vend. Ndonëse ka një gen nga Partia e Punës e 8 nentorit 1941, por ajo ka patur emra të mëdhenjë brenda gjirit të saj si Dritero Agolli, Lekë Gjiknuri, Luan Hajdaraga e Theodhori Bej. Këta nuk jetojnë më, por janë si të thuash AND-ja e kësaj force politike. Dritero ishte njeri i letrave, poeti i madh, njeri me vlera të jashtëzakonshme shpirtërore, intelektual brilant. Gjiknuri, Hajdaraga dhe Bej ishin profesorë në fushat e tyre, njerëz të mendjes e dijes, të cilët krahas angazhimit akademik dhe pedagogjik u aktivizuan edhe në parlament si deputet, si pjesë e PS-së.

Ata ishin idealistë, ata nuk donin të kuptonin interesin e lekut, por kishin bindje dhe pasion patriotik për një Shqipëri normale, larg konfliktit dhe pazarëve meskine. Të katër kur flisnin në parlament, edhe pala politike kundërshtare i dëgjonte me respekt.

Ata ishin PROFESORË!

Sot për tu bërë profesor apo doktor e merr me 5 vjet punë apo e shumta 7 vjet, ndërsa ata kishin 30 vite punë apo me shumë dhe kur morën titullin e madh PROFESOR.

Ja se ç’thotë në një dokumentar të regjistruar për Lekë Gjiknutin, bashkëshortja e tij, Liri Gjiknuri: Lekës iu deshën 35 vite punë plot pasion e përkushtim për të marrë këtë titull, kurse sot e marrin në pak vite!

Për Dritero Agollin kënga nuk pushon për të si poet i shpirtit shqiptar. Ai edhe atje ku ndodhet sot, shkruan poezi, poezi që dalin nga dheu shqiptar! Driteroi nuk pranonte vendime në PS për hir të urdhërit të liderit; ai fliste, kundërshtonte dhe votonte kur nuk bindej edhe kundër partisë së tij, Partisë Socialiste.

Ai i dha frymëmarrje kësaj partie, ndonëse mjedisi politik dhe ai natyror shqiptar tashmë, pas kaq vitesh nga ikja e këtyre katër korifejve, është bërë pis.

Për këtë natyrë shqiptare punoi disa dekada edhe profesor Lekë Gjiknuri. Ai ishte pasionant për mjedisin, ai bëri një jetë të tërë si pedagog i biologjisë dhe ruajtjes së mjedisit shqiptar.

Lekë Gjiknuri ishte jo vetëm profesor dhe pasionant për mjedisin natyror, por edhe për mjedisin në politikë, ku nuk pranonte gjuhën e urrejtjes dhe dhunës.

Luan Hajdaraga mbetet një professor elokuent dhe bashkëbisedues i jashtëzakonshëm. Ai nuk njihte sherrin në politikë. Ishte i paqtë dhe ashtu iku në paqe e me PAQEN ndër duar.

Ata nuk janë më këtej në këtë BOTË. Ata, të katër, janë andej ku do të shkojmë të gjithë, por ata janë në PARAJSË!

Ata mundohen të ndriçojnë që ANDEJ, partinë e tyre të dikurshme për më tepër MIRËSI!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit