Home ShowBiz VIDEO/ Egla n...

VIDEO/ Egla në gjendje jo të mirë shëndetësore, mjekët shihen në ”Big Brother Vip”. Pritet një vendim

1780
0

Aktorja Egla Ceno, është një nga banoret më të komentuara dhe më lojtare në këtë ”Big Brother Albania Vip 3”. Por një njoftim nga Vëllai i Madh ka tronditur shtëpinë dhe rrjetet sociale.

Në njoftimin që e lexoi Juli, thuhet se Egla nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe siç shihet, ndodhet në dhomën e gjumit nën kujdesin e mjekëve duke marrë mjekim. Po ashtu Vëllai i Madh bën me dije se pritet një njoftim i dytë për rrugëtimin e aktores, ku finalja e madhe është më 25 Maj.

Situata jo e mirë erdhi që pas Prime të së martës, ku Egla Ceno u zgjodh lidere e shtëpisë me votat e publikut dhe me një avantazh në dorë, ajo çoi në një nominim Romeon dhe Heidin, ku njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale. Por këtë informacion banorët nuk e dijnë, dhe çifti është kthyer keq kundër Eglës.

/R.Sh/Koha Jonë

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit