Home Aktualitet Vranësira dhe...

Vranësira dhe reshje shiu, ky është parashikimi i motit sot

129
0

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ketë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas hershme, ku më të shpeshta vranësirat mbeten në zonat veriore dhe lindore atu ku gjatë mesditës nuk do të mungojnë reshjet e pakta të shiut. Orët e vona të pasdites sjellin mbizotërim të kthjellimeve në Republikën e Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por edhe në vlerat maksimale ku mëngjesi shënon  14°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 33°C.

Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet  me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit