Home Aktualitet Zj*rri në qen...

Zj*rri në qendrën tregtare, 20 qytetarë të shtruar në spital. Frikë për banesat

691
0

Lajmi i fundit 17:00 / Flakët e zjarrit në qendrën tregtare Metropolitan në Lushnjë vijojnë të jenë aktive. Situata paraqitet serioze pasi qendra ndodhet në një pallat 12-katësh dhe flakët kanë përfshirë dhe ato. Mësohet se pjesa më e madhe e banorëve është evakuuar, por dyshohet se ka disa persona që kanë mbetur të bllokuar, duke rritur kështu frikën e asfiksimit të tyre. Katër fëmijë dhe dy të moshuar ndodhen ende brenda godinës.

Zjarri që ka përfshirë godinën 12-katëshe në qendër të Lushnjes, ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në katet që shërbejnë si qendër tregtare. Mendohet se kjo njësi ka qenë e mbyllur, ndërsa flaka është përhapur në të gjithë qendrën.

Për shkak të ditës festive, qendra ka qenë mjaft e populluar, por për fat të mirë është bërë e mundur evakuimi i qytetarëve dhe stafit që kanë qenë brenda në ambient.

20 qytetarë të asfiksuar nga flakët që kanë përfshirë qendrën tregtare në Lushnjë, janë shtruar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Një grup qytetarësh janë bërë bashkë për t’i ardhur në ndihmë ayutoriteteve duke shtyrë një makinë që pengonte zjarrfikësen të afrohej pranë godinës ku kanë rënë flakët.

I gjithë shërbimi zjarrfikës i Tiranës është nisur drejt Lushnjes, për t’u ardhur në ndihmë forcave zjarrfikëse atje në shuarjen e zjarrit të madh që ka përfshirë katet e para që shërbejnë si qendër tregtare, të një godine 12-katëshe.

Zjarri në qendrën tregtare, shtëllunga të mëdha tymi në qytet. Njerëzit e bllokuar përpiqen të dalin nga dritaret e ballkonet

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit