Home Aktualitet ​Von der Leye...

​Von der Leyen: Ballkani Perëndimor në BE, Putin s’duhet të fitojë

59
0

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet të fitojë luftën në Ukrainë dhe se BE-ja mbështet integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili varet progresi i rajonit.

“Miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor janë pjesë e familjes sonë evropiane. Prosperiteti i Ballkanit varet tërësisht nga integrimi i rajonit në pjesën tjetër të Evropës. Gjëja më e rëndësishme është që njerëzit e Ballkanit Perëndimor në masë të madhe duan t’i bashkohen Bashkimit Evropian”, tha ajo.

Ajo kujtoi se vitet e fundit ka pasur një ngadalësim të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ursula von der Leyen thekson se BE-ja ka interes strategjik që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë rrugën drejt anëtarësimit në Union dhe se është e nevojshme të përshpejtohet integrimi ekonomik dhe të forcohet besueshmëria e procesit të integrimit në BE.

Ajo konkludoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është edhe stabilitet evropian, ashtu siç është edhe prosperiteti i Ballkanit Perëndimor prosperitet evropian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit