Home Kosova 80 viktima ng...

80 viktima nga Covid-19 në tri ditë

16
0

28 persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë identifikuar 1029 persona të prekur nga virusi në 13.084 testime të kryera.

Javën e fundit një numër i madh qytetarësh kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 në Kosovë. Vetëm gjatë tri ditëve të fundit 76 persona nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bëri me dije se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës. 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit