Rusia ndalet veç me forcë, por që Ukraina nuk e sheh tek NATO këtë forcë që të ndalojë Vladimir Putin. Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mikhail Podolyak, beson se negociatat po shkojnë mirë dhe se po kërkohet formula e duhur për t’i dhënë fund konfliktit.
Ai sinjalizoi se Kievi ka hequr përfundimisht dorë nga aspirata për t’u anëtarësuar në NATO. “Ne e dimë se Putini mund të ndalet vetëm me forcë. NATO sot nuk e ka këtë forcë”, u shpreh Podolyak në një intervistë për një media polake.
Ai shton se veprimtaria e aleancës ushtarake “kufizohet në mbajtjen e samiteve në të cilat gjeneralët bëjnë si të ashpër”. Rusia pretendon se nuk ka hequr dorë nga asnjë prej kushteve të saj.