Alexandre Lacazette nuk do të jetë pjesë e Arsenalit në sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi londinez nëpërmjet një komunikate zyrtare.
Kontrata e Lacazette ka përfunduar më 30 qershor të këtij viti dhe për rrjedhojë ajo nuk do të rinovohet. Kështu, sulmuesi francez ka mbyllur aventurën e tij me Arsenalin pas 206 prezencave ku arriti të shënonte edhe 71 gola.
Sipas asaj që raportojnë mediat, Lacazette është i gatshëm të rikthehet edhe njëherë te klubi ku luante përpara transferimit tek Arsenali, Lyoni.