Milani ka arritur që të zhbllokojë shumë shpejt duelin ndaj Sampdorias që po luhet në Xhenoa. Në minutën e 6-të, pas një shpërthimi të Leao-s në krahun e majtë, aksioni ndiqet mjaft mirë nga Messias.
Ky i fundit lëshon një të majtë të saktë, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Audero.