Chelsea javën e ardhshme do të zyrtarizojë Mauricio Pochettinon si trajnerin e ri të skuadrës, teksa mbetet vetëm konfirmimi zyrtar. Lampard do të vazhdojë të drejtojë “Blutë e Londrës” si trajner i përkohshëm deri në përfundim të sezonit aktual.
Pochettino është i papunë që nga korriku i vitit 2022, kur përfundoi eksperiencën me Paris Saint-Germain. Tekniku argjentinas pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme, që të ambientohet me skuadrën, të cilën do ta drejtojë nga fillimi i sezonit të ardhshëm.