Home Aktualitet Aksident trag...

Aksident tragjik në Rrogozhinë, makina merr përpara dy fëmijë të mitur

85
0

Një aksident me pasojë plagosjen e dy të miturve është shënuar mbrëmjen e së premtes në Rrogozhinë.

Policia tha se ngjatja ndodhi rreth orës 19:40, në qendër të Rrogozhinës, ku një mjet tip “Ford”, me targë e drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar dy të mitur 10 dhe 11 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë të miturit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit