Home Aktualitet Alfred Lela: ...

Alfred Lela: Basha i braktisur edhe nga besnikët. Të hedhë karrigen e vet në Lanë

192
0

Gazetari Alfred Lela thotë se kryetarin e PD, Lulzim Bashën e kanë braktisur edhe më besnikët e tij dhe se prej tij, pritet vetëm se dorëheqja. Për të Basha duhet të hedhë karrigen e vetë nga dritarja, dhe se nëse arrin ta hedhë në Lanë, do të ishte më mirë.

“Edhe për ca kohë do të recitojë fjali me gjuhë të drunjtë, që jam gati të bëj cdo gjë për PD, beteja fillon tani, PD do të ringrihet. Është i braktisur edhe nga më besnikët. I gjithë festivali i fjalive dhe personazheve që pamë, deri para tre ditësh ishin mbështetësit më të zjarrtë, përbetoheshin, por një ditë më parë e braktisën. Kanë mbetur 3-4 vetë që edhe ata janë të heshtur.

Atë reflektim që thotë se do ta bëjë, shpresojmë ta bëjë me vepra. Dorëheqja! Nuk është se pritet ndonjë akt i madh prej tij. Dorëheqja është akt i thjesht, që pritet të bëhet.

Imagjinoj një 8 janar të dytë. Imagjino grupin parlamentar që i shkon dhe i troket në derë dhe ai është vetëm më dy vetë. Skena do të ishte krejt ndryshe. Grupi parlamentar, që thotë se partia është e dikujt tjetër, a do të ikësh nga zyra me paqe? Pra karrigen që fluturoi në Durrës, duhet të hedhë karrigen e vetë nga dritarja, nëse arrin ta hedhë në Lanë do të ishte më mirë”, tha Lela i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit