Home Sporti Allegri: Ndaj...

Allegri: Ndaj Torinos do të jetë më e vështirë se ndaj Chelsea-t!

44
0

Suksesi në Champions League ndaj Chelsea-t ka rikthyer entuziazmin te Juventusi, pavarësisht se janë në emergjencë për shkak të dëmtimeve të shumta. Skuadra torineze do të kërkojë fitoren e tretë radhazi në kampionat, teksa këtë javë do të ketë derbin ndaj Torinos. Trajneri Allegri duhet të zgjidhë dilemat për formacionin.

“Kjo është ndeshja ideale për t’i dhënë një tjetër goditje të vogël renditjes, të cilën duhet ta rregullojmë. Nuk kam vendosur për formacionin, por në të më siguri që do të jenë Chiellini dhe Szczesny. Duhet të shfrytëzojmë energjinë pozitive të momentit. Ndaj Torinos do të jetë një ndeshje e komplikuar, duhet durim. Ata janë ekipi që kanë pësuar më pak goditje në portë.

Ky nuk është Juventusi i Allegrit pasi kemi shumë mungesa të rëndësishme. Të mërkurën mu desh që të zbuloja Chiesa-n që mund të luajë dhe si qendërsulmues. Na shkoi mirë, por nesër do të jetë një ndeshje ndrysho. Torino luan një kundër një, dhe ne duhet të krijojmë hapësira”, deklaroi Allegri. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit