Home Sporti Ancelotti hum...

Ancelotti humbet yllin e skuadrës për dy muaj pas dëmtimit te Franca

30
0

Carlo Ancelotti merr lajme aspak të mira nga lojtarët e tij. Trajneri italian i “Los Blancos” mësoi këtë të enjte se nuk do të mund të llogarisë Eduardo Camavingan deri në mes të janarit.

Mesfushori i ri francez, i cili është përdorur nga italiani edhe si mbrojtës i majtë, ka dëmtuar gjurin e djathtë gjatë stërvitjes me skuadrën franceze. Camavinga ka tendosje të ligamenteve dhe do të mungojë për dy muaj.

Lëndimi ndodhi pas një përplasjeje me Ousmane Dembele-n, gjatë një dueli për kontrollin me topit. Camavinga la stërvitjen me këmbët e tij, testet zbuluan dëmtimin serioz të ligamentit.

Francezi pritet të mungojë 8 ndeshje të skuadrës “merengues” kundër skuadra të tilla si Cádiz, Napoli (Champions League), Granada, Union Berlin (Champions League), Betis, Villarreal dhe Alavés.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit