Home Sporti Ancelotti: Nd...

Ancelotti: Ndërtuam pak ndaj PSG, por do të jetë ndryshe në “Bernabeo”

79
0

Real Madrid pësoi një humbje minimale në “Parc des Princes”, por në fakt luajti një ndeshje të dobët, duke u tërhequr për pjesën më të madhe të ndeshjes në mbrojtje. Trajneri Carlo Ancelotti pas ndeshjes e pranoi se skuadra e tij ndërtoi pak, por gjithsesi italiani premtoi se do të jetë një tjetër duel në “Bernabeo”.

“Në aspektin difensiv kemi bërë shumë mirë edhe pse kemi mbrojtur ulët dhe në momente të caktuara në mënyrë agresive. Mungoi ndërtimi i lojës nga pas, mungoi vështirësia për të dalë para. Kemi vuajtur presionin dhe sulmuesit tanë kanë qenë inaktivë gjatë ndeshjes.

Fakti që luajmë në shtëpi është një avantazh. Na ndihmon. Do të jetë një ndeshje ndryshe”.

Mbappe? Është lojtari më i rrezikshëm që ata kanë. Jemi përpjekur ta kufizojmë në çdo mënyrë të mundshme dhe ia dolëm, përveç aksionit të fundit”, u shpreh strategu italian.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit