Home Aktualitet ARRSH: Kujdes...

ARRSH: Kujdes gjatë lëvizjes në Qafë-Thore, bie borë

79
0

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar këtë të martë se në Qafë-Thorë vijojnë të bien reshje të borës dhe se drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes.

Mjetet borëpastruese ndodhen në terren për normalizimin e situatës dhe të gjitha akset të jenë të kalueshme.

“Edhe pse periudha e mirëmbajtjes ka përfunduar dhe tashmë jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, moti vazhdon të na surpizojë pasi bora në Qafë Thore vazhdon të bjerë. Mjetet e punës janë në terren për ta mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks për banorët e zonës, por dhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë turistike”, njoftoi ARRSH.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit