Home Aktualitet Artan Hoxha z...

Artan Hoxha zbulon prapaskenat e forta për Ahmetajn: Po të futën në burg je i mbaruar, nuk flet

52
0

Gazetari i njohur i kronikës së zezë, Artan Hoxha ka folur për largimin nga vendi të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin SPAK kërkon ta arrestojë për disa vepra penale. Hoxha tha se Arben Ahmetaj ndodhet në Londër. Gazetari hodhi idenë se Ahmetaj mund të kërkojë edhe azil politik, për shkak të deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

”Ahmetaj ka shkuar nga Tirana në Greqi dhe më pas ka ikur në Londër. Asnjëherë nuk kemi marrë vesh kërkesat për azil politik nga vendet pritëse, nuk e bëjnë me dije vendet. U fol që nuk mund të ketë ikur në Britani, sepse Britania të ekstradon. Jo. Ilir Kumbaron përshembull nuk na e kanë sjellë edhe pse e dinin se ku ishte.

Britania, siç ka dhënë shembuj ekstradimi në shumë raste, ka dhënë edhe raste kur ka implikim politik, nuk i kanë kthyer njerëzit. Gjitha narrative, se ku është Arben Ahmetaj na sposton nga thelbi i historisë, që është korrupsioni i inceneratorëve.

Zoti Ahmetaj po të ishte këtu, nuk do të kishte mundësi të kishte përballje reale me drejtësinë, duke qenë jashtë mund ta bëjë. Po të jesh i ndaluar nuk ke shans, po të futën brenda nuk flet”, deklaroi Hoxha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit