Home KRYESORE Asllanit i de...

Asllanit i del sërish emri në merkato, ja dy skuadrat që e kërkojnë në janar

1819
0
Inter Milan's Albanian midfielder Kristjan Asllani runs with the ball during the Italian Serie A football match Inter Milan vs Hellas Verona at San Siro stadium in Milan on January 14, 2023. (Photo by MIGUEL MEDINA / AFP) (Photo by MIGUEL MEDINA/AFP via Getty Images)

Rikthehen zërat për të ardhmen e Kristjan Asllanit. Ylli i ri i mesfushës është vazhdimisht në vëmendjen e skuadrave elitare në Serinë A italiane. Kjo për faktin se hapësirat te Interi mbeten tejet të kufizuara. Aktivizimi i tij ka qenë gjithmonë me pikatore. Me llogari të thjeshta, 36 minutat e luajtura kundër Salernitanës përbëjnë qëndrimin më të gjatë në fushë në një ndeshje të kampionatit.

E vetmja ndeshje që ka luajtur si titullar është ajo e Champions League përballë Benfica, në Lisbonë, me zikaltërit që lanë pushim titullarët, pasi e kishin siguruar kalimin e grupeve. Duke marrë në konsideratë këtë situatë, edhe vetë Asllani duket i gatshëm ta shqyrtojë largimin në formë huazimi.

Empoli, skuadra ku 21-vjeçari është rritur si futbollist, është një prej alternativave më të mira. Kuqeziu e njeh mjaft mirë klubin dhe nuk do t’i duhej kohë të ambientohej. Një tjetër skuadër që interesohet për mesfushorin shqiptar është Fiorentina. Vjollcët janë rikthyer në garën për Asllanin, por sipas medieve në vendin fqinjë, Empoli duket në avantazh, edhe sepse klubet kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit