Home Sporti Barcelona rre...

Barcelona rrezikon të mos regjistrojë blerjet e reja në La Liga për shkak të Pique

101
0

Barça ende nuk është në gjendje të regjistrojë afrimet e kësaj vere, për të filluar sezonin e ri të La Liga-s dhe shkak për këtë është çështja e pagave. Sipas raportimeve nga mediet spanjolle pengesa kryesore është paga e Gerard Pique, të cilit klubi katalanas duhet t’i paguajë 52 milionë euro bruto këtë sezon.

Verën e  kaluar Pique dhe Joan Laporta kishin rënë dakord për një shtyrje të pagesës së 70% të pagës së mbrojtësit që kishte bërë të mundur regjistrimin e Memphis Depay dhe Eric Garcia në La Liga.

Megjithatë kjo shifër që klubi do duhet t’i paguajë spanjollit është kthyer në një pengesë serioze për regjistrimin e Robert Leëandoëski, Jules Kounde, Raphinha, Franck Kessie dhe Andreas Christensen.

Duke qenë se këta lojtarë nuk janë regjistruar ende, Xavi Hernandez nuk do mund të zbresë asnjërin prej tyre në fushë në ndeshjet e La Ligas, me kampionatin spanjoll që nis më 12 gusht.

Pique pritet të luajë shumë pak sezonin në vijim, pasi janë bërë blere të reja si Kounde, Christensen, Garcia dhe Araujo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit