Home POLITIKE Berisha: Mbyl...

Berisha: Mbyllim vitin si opozita që ngjalli shpresë

111
0

Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se ky vit çoi ringritjen e PD-së falë angazhimit të mijëra demokratëve, kjo përmes ”Foltores”. Nga Vlora ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 31-vjetorit të themelimit të degës së PD-së, Berisha tha se 2022 do të jetë vit i zhvillimeve të rëndësishme për shqiptarët.

“Në kundërshtim me parashikimet se do të shuheshim, ne jemi në këmbë. Ne e mbyllëm vitin e zi 2021, si një vit shprese. Ne e ngritëm PD-në si opozitë të vërtetë, si forcë politike që i besojnë shqiptarët. Këto janë premisë që viti i ardhshëm të jetë një vit mrekullie për demokratët dhe shqiptarët”.

Lulzim Bashën e cilësoi besëprerë, duke e bërë përgjegjës për disfatat e njëpasnjëshme në zgjedhje. Komisioni për rithemelimin e Partisë Demokratike i ka vendosur afat Lulzim Bashës deri më 5 janar që të lërë zyrën, duke e paralajmëruar se në të kundërt do jetë anëtarësia ajo që do zbatojë vendimin e referendumit. Në 8 janar Berisha ka thirrur protestën e dytë kombëtare, duke paralajmëruar një valë tubimesh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit