Home Sporti “Bomba” nga I...

“Bomba” nga Italia: Dybala ka arritur marrëveshje me Interin

86
0

Paulo Dybala tashmë është shumë pranë marrëveshjes me Interin dhe do të jetë ai afrimi i parë i madh në merkaton e verës. Sipas “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi argjentinas është takuar me drejtuesit e Interit ku është bindur dhe nga oferta e bërë.

6 milionë euro pritet të jetë paga e “La Joyas”, ndërsa marrëveshja do të jetë 4-vjeçare. Agjentët e lojtarit janë dukur të gatshëm të pranojnë këtë ofertë, ndërsa kanë refuzuar më parë dy oferta qesharake nga Manchester United dhe Atletico Madrid.

Në ambientin zikaltër kanë bërë edhe planin ekonomik për këtë transferim. Kështu, me largimin e Vecino, Sanchez e Vidal, do të krijoheshin mundësi financiare më të mëdha për Dybalën dhe për rrjedhojë Interi do të kishte më shumë liri ekonomike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit