Home Sporti Broja përfshi...

Broja përfshihet në formacionin e javës në Premier League

198
0

I riu kuqezi, Armando Broja luajti 65 minuta ndaj Fulham në ndeshjen e fundjavës. Edhe pse nuk shënoi, sulmuesi shqiptar i Chelsea është përzgjedhur në formacionin e javës në Premier League.

Paraqitja e futbollistit kuqezi është vlerësuar me notën 7.29. Armando Broja vjen pas një periudhe të vështirë, ku mbeti jashtë fushave për një kohë të gjatë për shkak dëmtimi.

Në 13 ndeshje kampionati të 2023/2024, ai ka “tundur rrjetën” një herë. Trajneri i Bluve të Londrës, Pochettino ka besim te ai, për shkak të cilësive të mëdha që ka lojtari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit