Home Aktualitet Çështja e det...

Çështja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, Dule: Nuk është një tekë, flitet për çështje ekonomike

81
0

Marrëveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë që cakton ujërat territoriale të dy vendeve, ka mbetur pezull dhe çështja do të shkojë në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, thotë se pavarësisht se marrëdhëniet mes dy vendeve duken në një pikë më të mirë, ende nuk u është dhënë një përmbajtje e caktuar politike.

”Dy vende mike, i zgjidhin problemet e tyre në bashkëbisedim. Vetëm kur shterohet dialogu pa zgjidhje, i drejtohesh një të treti, që në këtë rast është gjykata. Por kjo është një zgjidhje nga moszgjidhja ku jemi orientuar deri më tani. Të gjithë kujtojnë se kjo është një tekë, por nuk është ashtu. Duhet të ndajmë territoret tona detare, sepse është edhe çështje ekonomike. Gjykata Kushtetuese,, nuk ka gjykatë kushtetuese të asnjë vendi që mund të qëndrojë mbi marrëveshjet ndërkombëtare ku shteti është palë. Argumenti i gjykatës Kushtetuese nuk mund ta zhbëjë vendimin”,-tha Dule.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit