Home Aktualitet Çfarë ndodhi ...

Çfarë ndodhi në plazhin e Shëngjinit? Zbulohet shkaku i krijimit të pluhurit të verdhë

92
0

Mëngjesin e sotëm, pushuesit dhe turistët që kanë mbushur plazhet e vendit, u përballën me një fenonem të pazakontë.

Grupe inspektimi nga Drejtoria e Mjedisit kanë dalë në terren për situatën e krijuar në bregdetin e Shëngjinit në zonën e Kunës, ku vija bregdetare ishte mbuluar nga një pluhur i verdhë.

Drejtori Rajonal i Mjedisit në Lezhë, Bardhok Frroku tha se kjo ndotje nuk është shkaktuar si pasojë e hidrokarbureve, por për shkak të një fenomeni natyror i krijuar nga poleni i pishave.

Zona e Kunës është një zonë me shumë pisha, si pasojë ka ardhur edhe ky fenomen. Po ashtu Frroku u bëri thirrje pushuesve që të vijojnë të qetë plazhin, pasi nuk është situatë problematike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit