Home Sporti Championsi vi...

Championsi vijon sonte spektaklin, spikat super dueli Inter-Liverpool

92
0

Emocionet e Champions League vijojnë sonte në mbrëmje me dy ndeshje të tjera shumë interesante. Në “San Siro” do të kemi një super përballje mes Interit dhe Liverpoolit. Skuadra e Jurgen Klopp vjen më e avantazhuar për shkak të eksperiencës së sezoneve të fundit si dhe të një grupi lojtarësh me shumë përvojë. Gjithsesi Interi ka treguar se ka një skuadër shumë solide nën drejtimin e trajnerit Inzaghi pavarësisht largimit të Lukakut dhe Hakimit në verën e kaluar.

Mungesa e madhe për kampionët e Italisë do te jetë Barella në mesfushë, një element i pazëvendësueshëm. Lautaro dhe Dzeko do të kërkojnë që të gjejnë golin në duelin e parë, për ta pasur një mision më të lehtë në duelin e kthimit në “Anfield”.

Në krahun tjetër Jurgen Klopp i gëzohet rikthimit të Salah dhe Mane nga Kupa e Afrikës dhe do të synojë që me shpejtësinë e tyre të thjejë mbrojtjen e hekurt të zikaltërve.

Mision më i thjeshtë duket se do të jetë i Bayernit, që sonte në mbrëmje do të luajë në transfertë ndaj Salzburgut. Kampionët e Gjermanisë shihen si super favorit, teksa do të tentojnë që të zgjidhin gjithçka që në duelin e parë si City ndaj Sportingut. Gjithsesi ekipi austriak nuk është aspak një ekip për t’u nënvlerësuar. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit