Home Sporti Chelsea 184 m...

Chelsea 184 milionë paund në merkato, e ardhmja e Brojës në dyshim

93
0

Chelsea është duke kaluar një nga sezonet më të vështira në Premier League, teksa ndodhet vetëm në vendin e 10-të me 29 pikë. Blutë e Londrës kanë shpenzuar 184 milionë paund, duke afruar në klub 6 lojtarë.

Ekipi anglez ka afruar në ekip 6 lojtarë të rinj, me ukrainasin Mudryk në krye të listës, i cili kushtoi 88 milionë paundë. Deri tani “Blutë e Londrës” kanë shpenzuar në total rreth 39 për qind të të gjitha shpenzimeve të klubeve të Premier League këtë merkato janari.

Veç Mudryk, në fazën e sulmit është afruar edhe talenti portugez Joao Felix, i cili është huazuar nga Atletico për 9 milionë paund. Në fillim të sezonit, drejtuesit e klubit i kishin varur shpresat te Armando Broja, i cili pësoi një dëmtim gjatë fazës përgatitore të Dubait, në kohën kur luhej Kampionati Botëror.

Ai pritet të rikthehet me fillimin e sezonit të ardhshëm, por qëndrimi te londinezët do të jetë shumë i vështirë, pasi faza e sulmit tashmë është e mbipopulluar, veç Aubameyang, Sterling e Haverts, tashmë do të ketë rivalë edhe Joao Felix e Mudryk Mykhailo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit