Home Sporti Chiesa: Më gë...

Chiesa: Më gërryen përbrenda kur shoh Milanin në Champions dhe pse dolën të pestët

28
0

Federico Chiesa është një nga më të mirët këtë sezon te Juventusi, ndërkohë që mërzia është e madhe kur bëhet fjalë për faktin se bardhezinjtë nuk luajnë në Champions League.

Sulmuesi i bardhezinjve tha se ndjek Ligën e Kampionëve dhe ndihet edhe më keq kur sheh që aty luan Milani, ndonëse doli i pesti në renditje dhe mungon Juventusi.

“E ndjek Champions-in dhe më gërryen përbrenda kur shoh që luan Milani, i cili doli i pesti sezonin e kaluar dhe ne që e merituam në fushë, duhet ta shohim nga televizori. Kemi kaluar dy sezone të turbullta dhe këtë vit kemi si objektiv rikthimin në Champions, por natyrisht për vetë historinë, nuk duhet të fshihemi edhe nga synime më madhore”, deklaroi Chiesa.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit